Projekti - Çati & Fasada

Projektet tona

 

-

 

-

 

-

Nga dita e nisjes së aplikimeve dhe deri në ditën e mbylljes së tyre, të gjitha aplikimet e dorëzuara (formularët dhe i gjithë dokumentacioni, pjesë e paketës për aplikim) janë vlerësuar jo vetëm nga ekipet e Projektit, por, i janë nënshtruar shqyrtimit dhe miratimit në Komitetet e Nënprojekteve (KNP), të ngritura pranë Pushteteve Lokale respektive: Bashkisë Himare dhe Komunës Lukovë. Aplikantët, e kualifikuar, nënshkruan një Letër Angazhimi dhe lidhën kontrata individuale me Kompani Ndërtimi, të kualifikuara paraprakisht nga Projekti, për zbatimin e punimeve të Konservimit, si dhe u bënë pjesë e Marrëveshjes së Financimit (Tripalëshe), të firmosura nga Pronari i shtëpisë, Kryetari i Bashkisë Himarë/Komunës Lukovë dhe Zv/Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që është ndërkohe Zyrtar i Autorizuar për Projektin “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare” (ICZMCP).

Për riparimin e Çative dhe Fasadave, mbështetja financiare nga Programi është deri në 70 % të kostos së restaurimit (përfshirë TVSH), dhe në terma monetarë nuk duhet të kalojë shumën deri në 7.000 US $ për çdo aplikim. Për Programin “Fjetje dhe Mëngjes” mbështetja financiare është deri në 50 % të kostos (përfshirë TVSH), me një maksimum prej 5,000 US $ për secilin aplikim. Fondet e Programit u lëvruan në Llogaritë Bankare të përfituesve/Pronarëve të Shtëpive për të bërë pagesën e Kompanisë së Kontraktuar për punimet e Konservimit. Pagesat procedohen në tre këste (nga të cilët, kësti i Parë është detyrim i Pronarit të Shtëpisë), në perputhje me Mekanizmin e Pagesave, që është pjesë e Marrëveshjes së Financimit. Në Marrëveshjen e Financimit janë të detajuara pagesat për raste (vlera) të ndryshme të punimeve të Konservimit (përfshirë TVSH): punime me vlerë 10,000 US$, më pak se 10,000 US$ dhe më shumë se 10,000 US$.

Në rastet kur nënprojekti kalon vlerën 10,000 US$ (përfshirë TVSH), kostoja që kalon vlerën 7000 US$ (i cili është detyrim i Programit) financohet nga vetë Pronarët e shtëpive dhe paguhet duke filluar nga kësti i parë Kompanisë së Ndërtimit (për blerjen e materialeve dhe fillimin e punimeve).

 

Kriteret e Përzgjedhjes

Aplikantët e komuniteteve të përzgjedhura pjesëmarrës në Program janë përkatësisht: Në Bashkinë Himarë; Dhërmi i Vjetër, Qeparo i Vjetër, Ilias, Vuno dhe Himarë e Vjetër. Në Komunën Lukovë; Piqeras, Nivicë dhe Luksht (lagje në Lukovë). Një aplikant mund të marrë pjesë dhe të aplikojë për të dy Programet: “Çatitë dhe Fasadat” dhe “Fjetje e Mëngjes”. Programi vepron përmes një aplikimi konkurues dhe transparent dhe një proçesi përzgjedhjeje. Pronarë të shtëpive, që mbartin vlera të traditës në fshatrat e pranueshëm për pjesëmarrje në Program, aplikuan për të fituar mbështetjen Financiare dhe Teknike (Projektet e Konservimit), të ofruar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Banka Botërore, nëpërmjet Projektit ”Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare”, Programit ”Ruajtja dhe Zhvillimi i Fshatrave Bregdetare” dhe ”Çatitë dhe Fasadat”. Pranimi dhe përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve të përcaktuara, që do t’i gjeni të përshkruar në vijim:

 

Të gjithë pronarët, që aplikuan dhe u bënë pjesë e këtij programi plotësuan kriteret e mëposhtme:

Programi “Çatitë dhe Fasadat”

Banesa është përfaqësuese e arkitekturës tradicionale të vendit

Të mos ketë më shume se 20% ndërhyrje moderne (stil dhe material)

Kushte strukturore të pranueshme për ndërhyrje

Pronari/et zotërojnë një titull të qartë të pronës: Certifikata e Pronësisë ose një titull provizor: Vërtetim i Pronësisë

Në rast të pronësisë të shumfishtë, duhet të dorëzohet një marrëveshje e nënshkruar nga të gjithë pronarët.

Formulari i aplikimit duhet të plotësohet siç duhet

Pronari duhet të ketë një Llogari Bankare.

Banesa duhet të ketë demonstrim pamor/dukshmëri

Banesa duhet të jetë e banueshme në më shumë se 50 % të vitit

Preferohet afërsia e banesës me aplikimet e tjera

 

Programi “Fjetje dhe Mëngjes”

Banesa është përfaqësuese e arkitekturës tradicionale të vendit

Banesa duhet të ketë strukturë në gjendje të mirë, veçanërisht çatia dhe fasada në kushte të mira

Banesa duhet të ketë më shumë se një dhomë gjumi dhe të jetë e banuar gjatë gjithë vitit.

Banesa duhet të ketë një kuzhinë ose shërbimet bazë për gatim

Pronari/ët zotërojnë një titull të qartë të pronës: Certifikata e Pronësisë ose një titull provizor: Vërtetim i Pronësisë

Formulari i aplikimit duhet të plotësohet si duhet. Pronari duhet të ketë një Llogari Bankare

Pronari duhet të jetë dakord të marrë pjesë në trainimin për “Fjetje e Mëngjes”.

 
You are here: Home PROGRAMI